
Një studim i fundit i kryer kryesisht për fushën e mjekësisë, nxjerr shifra të larta të mjekëve dhe infermierëve të larguar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Mjeku Erges Eskiu, në një intervistë për MCN live, pohon se largimi i personelit mjekësor, duke filluar që nga studentët nis për arsye ekonomike deri te ato personale, të cilët e shohin Fakultetin Mjekësor, si trampolinë për të ikur nga vendi. "Personeli shëndetësor, largimi i tyre pjesën me të madhe 50% po e zë faktori ekonomik, siguria për të ardhmen, njerëzit ose studentët shohin dhe maturantë zgjedhin që të studiojnë degët e mjekësisë me qëllimin e vetëm për tu larguar. Kemi një rritje mbi 18% rritje mbi nevojat që ka tregu i brendshëm i shëndetit me maturantët që studiojnë për këtë degë, vjen vetëm për faktin se nuk ka të ardhme këtu dhe duan të largohen. E shohin Fakultin e Mjekësisë, Infermierisë, dhe degë teknike të shëndetit si një trampolinë për tu larguar dhe kjo është drama më e madhe e këtij vendi". Sipas Eskiut, deri më tani janë larguar katër gjenerata të studentëve, duke i sjellë humbje buxhetit të shtetit rreth 400 mln € nga taksapaguesit me largimin e tyre. "Gjermania ka marrë 84% të personelit mjekësor dhe këto i ka marre pa asnjë kosto, këto janë të gjitha kosto që vijnë nga buxheti i shtetit, nga taksapaguesit shqiptarë, dhe këtë duam të kemi të qartë. I gjithë investimi i tyre që shkon, kemi një buxhet të FM dhe është dega më ë kushtueshme për nxjerrë studentë dhe ka pasur buxhet rreth 13 milionë €, por që mendohet ka dal në përfundimit që të përgatite një gjeneratë, një gjeneratë merr 330 studentë, i diplomon dhe i nxjerr mjekë, pas 6 vitesh studimesh dhe 4 vitesh specializim, shkon rreth 80 milionë € përgatitja e një gjenerate mjekësh. Në na kanë ikur katër gjenerata mjekësh, që do të thotë neve vetëm nga mjekësia kemi humbur 330 milion €, nuk pom fusim këtu infermierët që janë në numër më të madhe, pavarësisht se kanë një kosto më të ulët përgatitje tyre në tregun e punës, por që në e kemi humbur rreth 400 milionë €, është humbje e taksapaguesve dhe kjo është e përllogaritur me efektet anësore që sjell mungesa e tyre në tregun e punës".



