
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është takuar me homologun e tij serb Aleksandar Vucic, me të cilin ka diskutuar rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkohë Vuçiç tha për mediat serbe, se Serbia do t’i braktisë bisedimet, nëse ato zhvillohen veç për të njohur Kosovën.



