Moisi Habilaj ka dalë sot para trupës gjyqësore në Itali. Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Habilaj është araqitur para tre gjyqtarëve të Gjykatës së Rivlerësimit në Katania, e cila mori në shqyrtim ankimimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ata u arrestuan në aksionin e koduar “Venti Dei Rosi”. I vetmi nga të arrestuarit që nuk ka kërkuar rishikimin e arrestimit ishte italiani Antonino Riela, i cili sipas dosjes së hetimit rezulton të jetë një nga kontaktet më të besuara në Catania të Moisi Habilajt.
Moisi Habilaj është paraqitur i fundit perpara gjyqtarëve, ku i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar t’i kthehet liria.



