
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për për masat parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19. Sipas vendimit, çdo person që do të futet në territorin e Kosovës duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit. Qytetarët deri më 3 janar duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të paktën me një dozë dhe një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Pas datës 3 janar, qytetarët mund të hyjnë në Kosovë vetëm me certifikatë vaksinimi me të dyja dozat.

Nga ky urdhër përjashtohen disa udhëtarë të cilët janë si më poshtë:

Maska mbetet e detyrueshme, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar makinën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në mjet, gjatë vrapimit e ushtrimeve fizike apo gjatë ngrënies apo pijes. Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.



