
Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend këshillon që zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm të bëhet me 84.
Memoja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit e protokolluar më datë 21 nëntor do të futet nesër në rendin e ditës, me relator Bledi Çuçin, për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërsa mazhoranca shpresonte ta zgjidhte kryeprokurorin e ri me 71 vota, DMIP këshillon zgjedhjen me 84 vota, duke kujtuar se mbi gjithçka prevalon Kushtetuta.
Në memon e Kuvendit dërguar Komisionit të Ligjeve sqarohet qartë se Kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet me 3/5 pra me 84 vota.
Kjo gjë ka detyruar edhe Komisionin e Ligjeve të ndryshojë rendin e ditës.
Kushtetuta e amenduar ka parashikuar mënyrën e e zgjedhjes s ë kryeprokurorit të ri. "Prokurori i përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 7-vjeçar", thuhet në memo.
Për mazhorancën, deri në ngritjen e KLP-së, do të hyjnë në lojë dispozitat kalimtare të Kushtetutës, që kërkojnë një prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që përmbush kriteret ligjore me një votim të thjeshtë prej 71 votash, sikurse sugjeron EURALIUS dhe OPDAT. Nga ana tjetër, kundërshtimit të opozitës i është shtuar edhe Kuvendi.



