NATO do të rrisë forcat në Detin Baltik

NATO do të rrisë forcat në Detin Baltik

NATO do të rrisë aktivitetet e saj ushtarake në Detin Baltik, ka thënë shefi i aleancës, Mark Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm e bëri deklaratën e tij pas një telefonate me presidentin finlandez Alexander Stubb të premten. Helsinki ka nisur një hetim pasi kablloja e energjisë Estlink 2 u dëmtua në fillim të kësaj jave. 

Drupal Ad

“Shpreha solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë. NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik,” shkroi Rutte në X. Ai më herët tha se aleanca e udhëhequr nga SHBA “dënon çdo sulm në infrastrukturën kritike”. 

Anëtarët e NATO-s kryejnë rregullisht stërvitje detare në rajon dhe kontribuojnë në të ashtuquajturat misione të policisë ajrore, gjatë të cilave avionët luftarakë fluturojnë afër kufijve të Rusisë. Që nga viti 2014, aleanca ka rritur vazhdimisht forcat e vendosura në krahun e saj lindor.

Kaja Kallas, kryediplomate e BE-së dhe ish-kryeministre e Estonisë, pretendoi se anija e ndaluar është pjesë e një  "shadow fleet" të përdorur nga Moska për të anashkaluar sanksionet mbi tregtinë e saj të naftës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy