Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndryshuar numrin dhe telefonin e tij pasi në media qarkulloi se ai ishte një nga shënjestrat e spiunimit të Pegasus.
Zyra e presidentit tha se Macron kishte urdhëruar gjithashtu një rregullim të protokolleve të sigurisë.
Këtë javë, Le Monde raportoi se ai dhe 14 ministra francezë ishin duke u spiunuar nga Maroku.
Autoritetet marokene kanë mohuar përdorimin e Pegasus dhe thanë që pretendimet ishin "të pabazuara dhe të rreme".
Spyëare infekton iPhone dhe pajisjet Android, duke patur akses te mesazhet, foto dhe email. Gjithashtu telefonatat mund të regjistrohen, ndërsa mikrofonët dhe kamerat mund të aktivizohen fshehurazi.
Nuk është e qartë nëse softueri ishte instaluar ndonjëherë në telefonin e presidentit francez. Por numri i tij ishte në mesin e një liste me 50,000 kontakte që besohet se ishin në shënjestër të klientëve të NSO Group, krijuesit të Pegasus, që nga viti 2016.
Të tjerët thuhet se janë përgjuar gjithashtu përfshirë Presidentin Baram Salih të Irakut, Cyril Ramaphosa të Afrikës së Jugut dhe kryeministrat aktualë të Pakistanit, Egjiptit dhe Marokut.



