“Deri para zgjedhjeve u dhanë leje për kulla 50-katëshe”,  Dyrnjaja: Rama do të ndërtojë një qeveri teknokratësh

“Deri para zgjedhjeve u dhanë leje për kulla 50-katëshe”, Dyrnjaja: Rama do të ndërtojë një qeveri teknokratësh

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se Rama në mandatin e tij të katër do të ndërtojë një qeveri teknokratësh.

Megjithatë, Dyrnjaja tha se nuk e di sesa forcë do të ketë qeveria për t’iu rezistuar grupeve të interesit duke qenë se deri para zgjedhjeve janë dhënë lejë për ndërtimin e kullave 30-katëshe, 50-katëshe. 

 

Është pikëpyetje e madhe se cili do të jetë ekipi këtë herë që do drejtojë. Nuk besoj se do të jetë një ekip politik e nuk kanë ngelur më politikanë në PS. Janë me kokrra njerëzit që janë ata politikanët klasikë që jemi mësuar të kemi tek PS-ja. Rama po shkon gjithnjë e më shumë drejt teknikalitetit në portofole. Nuk merret më me pjesën që duhet të ketë qeveri politike, po të kishte do e kishte zbatuar shumë kohë më parë. Them se do të shkojë tek një qeveri teknokratësh. Mendoj se Rama ka shans të madh këtë mandat, meqë ka një prioritet madhor siç është BE të bëjë kabinet me njerëz që kanë dhe vullnetin e mirë për të shërbyer dhe integritetin dhe qëllimet. Po nuk e di sa do të ketë rakordancë mes asaj që unë po them, mes asaj që kryeministri ka në kokë dhe asaj që do ndodhë. Jemi dhe në politikën reale të gjendjes së kullave. Nuk e di sesa forcë do të ketë qeveria për t’iu rezistuar grupeve të interesit. Po ngrihen kulla pafundësisht. Deri para zgjedhjeve u dhanë leje 30-katëshem 40-katëshe, 50-katëshe. 

Nuk e di pse është mërzitur Zamir Mane, sepse lexova diku që po shet prona, mund të jetë spekulim. Zamiri dihet që është më afër opozitës si ndjeshmëri politike. 

Ndëryrjes së Kalemajt se Mane ‘mori Lidl Albania, 200 mijë metra katrorë, i dha KKRRTSH’, Dyrnjaja tha:

Që t’i heqin mërzitjen ndoshta i paskan bërë këtë dhuratën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy