Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është vrarë të shtunën në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se 38-vjeçari ishte ulur në një restorant me 5 persona të tjerë dhe sapo ka dalë nga ambienti ku po darkonte i është bërë pritë nga të paktën dy persona. Dëshmitarët kanë dëgjuar disa të shtëna.



