Sulmohet polici i ambasadës izraelite në Beograd,  Daçiç: Ishte akt terrorist!

Sulmohet polici i ambasadës izraelite në Beograd,  Daçiç: Ishte akt terrorist!

Një person i panjohur ka plagosur një pjesëtar të Xhandarmërisë, i cili po ruante Ambasadën izraelite në Beograd.

Ky njoftim është dhënë nga zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, i cili shtoj se ky rast po trajtohet si akt terrorist.

Drupal Ad

 

 

 

Ai tha se ende nuk dihet nëse ky person ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e ndonjë grupi të organizuar, duke shtuar se Zyra e Prokurorit Special ka marrë përsipër hetimet.

Sipas të dhënave nga autoritetet rreth orës 11:00, një person i panjohur, për identitetin e të cili po punohet përmes kryerjes së autopsisë, qëlloi me një hark me shigjeta drejt një anëtari të Xhandarmërisë i cili po ruante Ambasadën e Izraelit, duke e goditur në qafë.

Ky i fundit, ka përdorur armën në vetëmbrojtje, duke qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Serbia ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, shtet që po vazhdon operacionet ushtarake në Gazë, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy