Berluskoni në spital për të katërtën herë brenda pak muajve

Berluskoni në spital për të katërtën herë brenda pak muajve

Gjendja shëndetësore e  Silvio Berluskonit ka muaj që është serioze. Kryeministri i mëparshëm i Italisë u dërgua sërish në spital. Mesa duket ai u shtrua për shkak të pasojave  të lëna nga infektimi  me Koronavirusin një vit më parë.  

Fillimisht ai u infektua me Covid-19, më pas kishte shqetësime të zemrës, vijoi gjithashtu një rrëzim në shtëpinë e tij në Romë. Berluskon-it ju desh ë shkonte shpesh në spital gjatë muajve të mëparshëm. Ai u dërgua sërish në klinikë. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i partisë së tij Forca Italia. Është shtrimi i katërt në spital për këtë vit.  

Sipas agjencive të lajmeve AFP dhe ANSA ky shtrim në spital vjen si rezultat i pasojave të lëna nga infektimi me Koronavirus. Ndërkohë 84-vjeçari është në gjyq për festat e tij “Bunga-Bunga”. Shumë prej seancave gjyqësore duhet të shtyheshin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.  Për njërën nga seancat është caktuar një orar ditën e enjten në Siena, një nga qytetet e Toskan-ës. Në këtë proces Berluskoni do të përgjigjet për akuzën, se i ka dhënë ryshfet dëshmitareve.  

Berluskoni u infektua vitin e mëparshëm me Koronavirusin. Më pas në shtator ai duhej të trajtohej për një infeksion në mushkëri të shkaktuar nga virusi.  

Pavarësisht shumë skandaleve dhe aferave Berluskoni gëzon shumë popullorësi mes shtetasve italian. Biznesmeni është një ndër personat më të pasur të shtetit dhe ka ende shumë ndikim politik./ Spiegel

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy