Komediani i njohur indian Raju Srivastava ka vdekur në moshën 58-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.
Srivastava po trajtohej në një spital në kryeqytetin, Delhi, pas një ataku në zemër më 10 gusht.
Aktori i humorit ishte dërguar në spital dhe i ishte nënshtruar ndihmës mjekësorë, pasi kishte përjetuar dhimbje gjoksi dhe u rrëzua gjatë stërvitjes në palestër.
Javën e kaluar, familja e tij tha se Srivastava po shërohej ngadalë. Srivastava iu bashkua industrisë së argëtimit në vitet 1980 si aktor në filmat Hindi.

Ai fitoi famë në vitin 2005 pasi mori pjesë në ‘Sfida e Qeshjes së Madhe Indiane’, një reality show për komedi stand-up.
Kryeministri Narendra Modi udhëhoqi homazhet për lajmin e vdekjes së Srivastava. Ai lindi në vitin 1963 në qytetin Kanpur në shtetin verior të Uttar Pradesh nga poeti Ramesh Srivastava. Si fëmijë, Srivastava dihej se i pëlqente të imitonte yjet e filmit.
Aftësia e tij e çuditshme për të imituar yllin e Bollywood-it, Amitabh Bachchan, ishte i njohur në botën e komedisë në gjuhën Hindi.



