Zelensky: Putin dëshiron të copëtojë Evropën Qendrore-Lindore

Zelensky: Putin dëshiron të copëtojë Evropën Qendrore-Lindore

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të zakonshëm të natës drejtuar kombit dhe botës, akuzoi Rusinë e Putinit se dëshiron të copëtojë dhe rishikojë kufijtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.

"Qëllimi përfundimtar i udhëheqjes ruse nuk është vetëm të marrë nën kontroll territorin e Ukrainës, por të copëtojë të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe t'i japë një goditje globale demokracisë," tha Zelensky.

Sipas Zelensky, për të arritur qëllimin e tij, Putini është i gatshëm të zgjerojë perimetrin e konfliktit në Transnistria.

"Natyrisht, duke iu referuar dy shpërthimeve të regjistruara në republikën separatiste pro-ruse të Moldavisë, kjo është bërë për të destabilizuar situata në rajon, nga shërbimet sekrete ruse.”, tha ai.

Ndër të tjera presidenti ukrainas tha se rusët përdorën Çernobilin për të hyrë në Kiev.

"Trupat ruse që tentonin të sulmonin Kievin nëpërmjet zonës së Çernobilit e përdorën këtë zonë të mbyllur si një urë ushtarake për të hyrë në Kiev. Ata drejtuan automjete të blinduara për në zonat ku janë materialet e kontaminuara nga rrezatimi dhe ku ka grimca radioaktive," tha Zelensky.

Gjithashtu sipas presidentit ukrainas, rusët shkatërruan pikat e kontrollit, thyen dhe plaçkitën sistemin e monitorimit të rrezatimit në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy