Numri i viktimave nga koronavirus në Spanjë është rritur sërish ditën e sotme, në krahasim me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 331 viktima. Ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve të shëruar deri tani tejkalon 100,000, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara këtë mëngjes nga Ministria e Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, rastet me të infektuar janë rritur në 209.465.



