Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike në këto momente duhet të jetë me të pasi rrezikon një krisje të thellë.
Teksa u shpreh se beson që Basha mund ta shpëtojë PD edhe pse ka kritikat e tij për të, nga ana tjetër akuzon Berishën se po e përdor të gjithë këtë për interesat tij personale.
Unë mendoj se në këto çaste më delikate duhet të jem në PD. Kësaj here po rrezikon një krisje të thellë. Çdo njeri që kontrollon inatin do duhet më shumë të kujdeset përtej faktit të Berishës, Saliut apo Lulit të mos luajë me fatin e demokratëve dhe partisë demokratike.
Basha mund të shpëtojë PD. Mua nuk më intereson fati politik as i Bashës kam kritikat e mia dhe për të. Unë mendoj gjithashtu që Berisha po përdor këtë moment dhe kjo lëvizje po përdoret jo për të shëruar Partinë Demokratike, por për interesat e tij personale, ose duke uzurpuar PD ose duke e dëmtuar atë.



