“Vlerësoj Rejën, por cikli i tij është mbyllur”,  Tola: Nuk jam për një trajner shqiptar në kombëtare

“Vlerësoj Rejën, por cikli i tij është mbyllur”,  Tola: Nuk jam për një trajner shqiptar në kombëtare

Ish-futbollisti Afrim Tola, duke folur në emisionin “Aranutistan” në MCN TV tha se ka vlerësime për trajnerin Edoardo Reja, por vuri në dukje se cikli i tij te Shqipëria është mbyllur.

Tola përmendi si aspekte pozitive të Rejës faktin që u dha mundësinë 63 lojtarëve të aktivizohen me Shqipërinë, ndërsa konsideroi moshën si disavantazh.

Tola nuk i kurseu elozhet për Armando Brojën, ndërsa u shpreh optimist se ky brez do të arrijë rezultate.

Po të shohësh sot çfarë ka bërë Reja, ekipi kombëtar është rinovuar. Patjetër kam vlerësim për Rejën. U dha mundësinë 63 lojtarëve të aktivizohen me ekipin kombëtar. Lalës iu dha njëherë mundësia dhe e fitoi atë mundësi. Sa lojtarë kanë ardhur sot, që iu është dhënë mundësia. Duke filluar nga Broja, që duhet të ketë minuta akoma më shumë. Se nuk të mban kot Çelsi. Ai është për mua një nga sulmuesit mes Bushit dhe Rraklit. Fuqinë e një demi si Bushi dhe zgjuarësisë së Rraklit. Karakteri atje ku loz rregullohet, në Shqipëri është pak problem. Të Çelsi s’ke shanse karakteri, po s’të pëlqeu del edhe jashtë. Nuk i vë faj Brojës, se sa mesfushës, në atë kohë kur ishte 19 vjeç. Për mua duhej t’i jepej akoma më shumë mundësia. Nuk vë në kandar punën time me Rejën se ka qenë trajner me eksperiencë të gjatë. Në Angli nuk mund t’i bëjë këto që bën me kombëtaren. Nëse bashkëpunimi do ishte i mirë i Brojës, me Uzunin, Asllanin, ne do jemi më ndryshe nesër pasnesër. Broja dy tre vite të piqet. Me këtë grup që është kombëtarja shqiptare do arrijë një sukses. Këtë radhë ka mundësi. Për mua Reja e ka mbaruar ciklin në ekipin kombëtar. 77 vjeç është trajneri më i vjetër i ekipeve kombëtare në botë. Do të doja të vinte një trajner më i ri. Kombëtarja është në moshë mesatare 23-24. Është një brez shumë i mirë. Për mua Reja duhet të rrijë edhe për këto dy ndeshje miqësore”.

I pyetur nëse është pro drejtimit të kombëtares nga një trajner shqiptar, Tola tha se ka ndryshuar mendim dhe është kundër.

Ka shumë të mirë. Unë kam qenë partizan i trajnerëve shqiptarë deri para 10 vjetëve. Ndërrova mendim mbrapa. Ne na njohin të gjithë. Do ketë ndërhyrje. Duhet një trajner më i ri në moshë se reja, të ketë eksperiencë. Brezi është shumë i mirë që mund të arrijmë diçka”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy