Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, videot intime ku janë të përfshirë disa artistë, i sheh si mjet shantazhi ndaj njerëzve të tjerë dhe jo ndaj personave të përfshirë konkretisht.
Nga studio e “MCN Live”, ai hoqi paralele me videot në zyrën e Ergys Agasit, duke thënë se ka dhe ministra që janë në hall për veten e tyre.
Kishin kohë që ishin hedhur në një faqe erotike dhe befas u shfaqën. Meqenëse është thënë gjerë e gjatë që në zyrën e zotit Agasi janë një mori videosh erotike, qoftë dhe pazare tenderash. Atëherë njerëz të ndryshëm që mund të kenë kaluar tek ajo zyrë, jo detyrimisht të gjithë të filmuar.
Ata që kanë kaluar te ajo zyrë e kanë stresin. Në korridoret e botës së suksesit flitet. Te ajo zyrë e një klani pushteti një pjesë e mirë kanë kaluar, një skenarë është kur ata kanë shitur veten kur kanë thënë “pa merak e ke të kryer”.
Ka ministra që janë në hall për veten e tyre. Gjithë kjo historia rozë dhe jo rozë, janë shumë të lezetshme. Një video që kishte pak a shumë dy vjet, shpërndahet në pak sekonda. Se kujt i bëhet shantazhi i duhet lënë SPAK.
Këto vepra të krijuara nga shpërndarja e këtyre videove, nuk besoj se Kodi Penal i ka mbi 5 vjet. Na sjell te ndryshimet e Kodit Penal që për veprat deri në 5 vjet burg nuk do aplikohet “arresti me burg”.
Momenti në të cilën përkuan ka një element dyshimi. Nëse ka një element shantazhi iu bëhet njerëzve të tjerë, jo atyre zonjave aty, për të shkuar më larg. Shantazhi po iu bëhet politikanëve dhe biznesmenëve.



