
Burri që u gjend i vrarë dhe i djegur në zonën e Salernos, është identifikuar si gazetari Luigi Esposito.
53-vjeçari ishte punonjës i agjencisë rajonale mjedisore (Arpac) në Avellino, por mbi të gjitha njihej si gazetar sportiv i pavarur: ai bashkëpunonte me gazetën e përditshme La Città di Salerno, me stacionin televiziv Otto channel dhe drejtonte faqen e internetit të lajmeve për futbollin Tuttosalernitana.com.
Esposito thuhet se u vra me armë zjarri dhe më pas u dogj. Flakët u përhapën, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët, gjatë procesit të shuarjes, gjetën trupin, aq të shkatërruar nga flakët sa fillimisht ishte e pamundur të përcaktohej nëse ishte burrë apo grua.
Pika e kthesës në hetime ishte kur u zbulua makina e Espositos dhe priten që detaje të reja të dalin në dritë ndërsa hetimet po kryesohen nga prokurori i Salernos.



