
Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi në një intervistë për CNN se të lejosh presidentin rus Vladimir Putin që të ketë sukses në pushimin e tij në Ukrainë do të kishte pasoja "absolutisht katastrofike" për botën.
Disa orë pasi raketat ruse goditën Kievin, Johnson u kërkoi amerikanëve, britanikëve dhe të tjerëve në Perëndim të ruajnë vendosmërinë në ndëshkimin e Moskës, pavarësisht nga efekti që lufta ka pasur mbi çmimet globale të naftës.
"Unë thjesht do t'u thosha njerëzve në Shtetet e Bashkuara se kjo është diçka që Amerika e bën dhe duhet të bëjë historikisht, dhe kjo është të përparojë për paqen, lirinë dhe demokracinë," tha Johnson.
“Dhe nëse e lëmë Putinin t’ia dalë, të aneksojë, të pushtojë pjesë të konsiderueshme të një vendi të lirë, të pavarur, sovran, gjë që ai është gati të bëjë… atëherë pasojat për botën janë absolutisht katastrofike”.



