Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e homazheve për poetin e madh Dritëro Agolli.
Rama tha se do të kishte kishte dashur t’u shmangej “lustrave” dhe ndiente sakëlldi prej tyre sot, pasi vetë shkrimtari, nuk i pëlqente ato.
“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht sakëlldisë së këtushme, lustrave, tha Rama ndër të tjera. – Sakëlldia ma sjell mua afër para syve atë dikushin e madh, atë kreshtën e bardhë, fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë dhe sytë sikur më thonë: “Ore, ç’po thua? Ç’është kjo mbledhje ku jeni mbledhur të nisni mirë për mua?!” Ne këtu veç flasim e flasim për Dritëroin që ka ikur përgjithnjë, pasi i tha të gjitha. Por këtu është Sadija…”, tha ai.
Rama zgjiodhi vargjet e vetë Dritëroit për të vlerësuar veprën që ai la pas.
“Përjetësisht këtu prehet Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”



