
Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn ka caktuar kurorëzimin zyrtar me bashkëshorten e tij, për ditën e shtunë.
Përmes një njoftim të ditës së mërkure në Gazetën Mbretërore, thuhet se Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, është ligjërisht e martuar me mbretin 66-vjeçar dhe tani njihet si mbretëresha Suthida.
Megjithëse rreth personalitet të saj ka pasur pak informacione zyrtare, lajmi për martesën me mbretin, ka qenë një suprizë për shumë tajlandez. Suthida, eshtë 40 vjeç dhe ka punuar fillimisht si mjeke për Thai Airëays International, gjatë së cilës kohë u takuan me mbretin gjatë një fluturimi. Më pas ajo filloi punë si roje në pallatin mbretëror në vitin 2013, dhe më pas u emërua si komandant i njësisë së mbretit të sigurisë, duke mbajtur aktualisht gradën e gjeneralit. Mbretëresha e re gjithashtu ka disa dekorata të larta mbretërore, njofton Bloomberg.
Televizioni tajlandez, i cili transmetoi ceremoninë mbretëror mbrëmjen e së mërkurës, tregoi mbretin në një uniformë të bardhë dhe nusen e tij në një fustan tradicional mëndafshi të kuq, gjatë së cilës ceremoni formalisht u regjistrua martesa e tyre në rezidencën e pallatit në Bangkok. Çifti i ri mbretëror nënshkruan në librin e certifikatës së martesës, e cila gjithashtu u nënshkrua nga motra e mbretit, Princesha Sirindhorn dhe kreu i Këshillit Privileges Prem Tinsulanonda si dëshmitarë.
Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në 2016.
Ai ka qenë tre herë i martuar më parë dhe ka shtatë fëmijë.



