
Një sulm me thika është regjistruar ditën e premte në Tokio, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur 10 të tjerë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një burrë sulmoi pasagjerët në një tren udhëtarësh në Tokio.
I dyshuari, 36-vje, mësohet të ketë thënë para policisë se u zemërua kur pa gratë e lumtura dhe donte t’i vriste.
Ndërkohë raportohet se viktima, një studente, kishte marrë plagë të rënda dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.
Burri sulmoi pasagjerët në një tren pranë stacionit Seijogakuen rreth orës 20:40 (11:40 BST) të premten

Treni u ndalua urgjentisht nga shoferi pasi dëgjoi zhurmat që vinin nga brenda karrocave.
Sipas hetuesve, i dyshuari u hodh në shina dhe iku. Ekuipazhi i trenit udhëhoqi udhëtarët përgjatë shinave në stacionin më të afërt.
Një dëshmitar, i cili ishte në tren, tha për mediat se njerëzit papritmas filluan të vraponin drejt tij, duke ikur nga një makinë në tjetrën .
Policia Metropolitane e Tokios konfirmoi mëngjesin e kësaj të shtune se kishte një burrë rreth të 30 -ve ishte arrestuar.
Pavarësisht se Japonia është një nga vendet më të sigurta në botë, vitet e fundit ka regjistruar disa sulme me thika.



