
Pandemia e Covid-19 duket se po shkon drejt zhdukjes në Kosovë. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën me dije se për herë të parë nuk ka asnjë të shtruar me koronavirus në QKUK, që prej nisjes së pandemisë.
I vetmi i shtruar ndodhet në Spitalin e Gjakovës. Klinika e QKUK bën me dije se po trajton tre pacientë lidhur me simptomat post-Covid. Kujtojmë që rastet e reja me Covid-19 kanë pësuar një rënie të ndjeshme në Kosovë.
Të enjten u regjistruan 19 raste pozitive me Covid-19.



