Referendumi për mbetjet, kërkesa e PD-së hyn në kalendarin trejavor

Referendumi për mbetjet, kërkesa e PD-së hyn në kalendarin trejavor

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin trejavor, në të cilin është përfshirë edhe kërkesa e PD-së për referendumin për ligjin e mbetjeve.  

Gjithashtu, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos edhe zgjatja e afateve për dy komisionet hetimore për CEZ-in.

Demokratët depozituan javën e kaluar në Parlament një kërkesë për referendum, për të cilën kërkuan hedhjen për votim në seancën e së enjtes, por kjo nuk u pranua.

Deputetët demokratë kanë argumentuar se lejimi i importit të grupeve të caktuara të mbetjeve në territorin e Shqipërisë krijon mundësi të qartë të shfrytëzimit të këtij aktiviteti nga grupet kriminale ndërkombëtare të importimit të mbetjeve të rrezikshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy