Videoja e një personi i cili i mbijetoi zjarrit që shkrumboi Matin, pasi shtëpia e tij ishte e rrethuar nga flakët, është bërë viral në Greqi.
Pronari i shtëpisë doli jashtë për të shpëtuar macen e tij, edhe pse flakët afroheshin aq shpejt saqë rrethuan ndërtesën në një kohë rekord.
Në video mund të dëgjohet era që fryn me një shpejtësi të pabesueshme, duke përhapur sa më shpejt flakët dhe alarmet e shtëpive si dhe tingujt e shpërthimeve, ndërsa zhurma e flakëve që djegin shtëpitë dhe pemët tingëllon e tmerrshme në sfond.
Pronari i shtëpisë po kërkon një rrugëdalje, por nuk ka shpëtim pasi zjarri rrethon shtëpinë me shpejtësi të madhe. Gjatë kohës që ai merr macen dhe largohet shkruan grek reporter, por pas disa sekondave flakët që ishin jashtë murit të oborrit të shtëpisë tani janë brenda oborrit.
Së shpejti, shtëpia është e rrethuar nga flakët dhe copat e djegura të pishave që bien nga qielli.
Por përfundimisht, fati kësaj here fati ishte në anën e tij dhe ai mbijetoi në ferrin e zjarrtë, pasi ai dhe macia e tij shpëtuan.
Ndërkohë kryeministri grek Aleksis Tsipras ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë që do të mbahet sot pasdite.



