Bushati: Marrëdhënia Rama-Veliaj, një raport padron vasal

Bushati: Marrëdhënia Rama-Veliaj, një raport padron vasal

Gazetari Andi Bushati thotë se akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj e kanë vënë Partinë Socialiste në pozicionin e të pandehurit. Ndërsa në lidhje me marrëdhënien Rama-Veliaj, ai tha se është raporti i padronit me vasalin.

Fakti që askush nuk guxon të përgjigjet, të gjithë heshtin, tregon se socialistët e ndiejnë veten fajtorë, duan të bëjnë çfarë është e mundur që afera e inceneratorit të mos përmendet. Organizata politike e Rilindjes po sillet si një organizatë që gjendet në rolin e të pandehurit.

Ka informata se brenda mbledhjes ka kritika ndaj Veliajt. Për mendimin tim nuk do të thotë asgjë. Të gjithë i mbajmë mend batutat ndaj Veliajt. Nuk e trajton si kryetar të zgjedhur, por si sejmen të vetin. Duhet të pranojmë se Veliaj është një asgjë që është aty ku është me pushtetin që i ka dhënë Rama. Ai është i vetmi socialit përveç Ramës që ka deputetë itharë në grupin parlamentar. Nuk mund të ketë çarje mes një padroni dhe vasali. Çarja ndodh kur secili ka peshën e vet politike. Kur njëri është një hiç dhe tjetri i gjithëpushtetshëm nuk mund të ketë çarje.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, Bushati tha se Rama po e vë theksin te puna për fushatën, pasi ka gjasa të ketë parë mungesën e interesit në radhët e socialistëve, të cilët e shohin përballjen elektorale të fituar ende pa nisur.

Ka shumë shprehje që Rama po kthen kockën e vjetër të partisë, po ndez motorët e fushatës etj. Nuk e di sa është propagandë dhe sa realitet. Nuk ka shqiptar që nuk e di se PS kurdo që të bëhen zgjedhjet i rrëmben ato. Ky mobilizim 1 vit e gjysmë para zgjedhjeve është absurd, por kur rezultati është i paracaktuar, askush nuk luan megjithë shpirt. Ndoshta kjo ka sjellë që një pjesë e madhe e PS të jenë të painteresuar. Ndoshta kjo është një përpjekje për të zgjuar PS, e cila sot nuk është parti që garon, por parti që sundon.

Bushati bëri një koment edhe për vizitën e pritshme në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Vizita e Blinken është parë në disa mënyra. Nuk di ta them nëse kjo është mbështetje për Ramën. Një sinjal mund të jetë “na e bëtë qokën, e futët Berishën në mënyrë të paligjshme brenda, ju japim përkrahje si SPAK”.

Një tjetër është se zëra se ka përpjekje nga maxhoranca për ta penguar punën e SPAK. Pra është një mesazh “mos na e nxini faqen edhe me SPAK”, pra një frenim i revanshit ndaj SPAK.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy