Sëmundja misterioze e elefantëve të Botsvanës

Sëmundja misterioze e elefantëve të Botsvanës

Në Botsvana gjërat nuk po shkojnë mirë për kafshët. Për një arsye apo një tjetër, elefantët në vendin afrikan, që nga emërimi i presidentit të ri, Mokgweetsi Masisi, kanë qenë shënjestra e gjuetisë, helmimit dhe braktisjes.

Këtë herë masakra nuk ka shpjegime. Gjatë tre muajve të fundit janë gjetur 154 skeletë elefantësh.

Trupat u gjetën në Ngamiland. Rezultatet e para të hetimit përjashtuan mundësinë që vdekja të ndodhte për shkak të helmimit ose antraksit, një helm vdekjeprurës që mbijeton për një kohë të gjatë në tokë dhe në bimë dhe gjendet shumë shpesh në zonat bujqësore, sepse sulmon lehtësisht bagëtitë. Në tetor të vitit të kaluar, antraksi shfarosi 100 elefantë në Botsvana.

“Ne jemi dëshmitarë të vdekjes së shumë elefantëve në Okavango Panhandle. Shumë janë të sëmurë dhe po ngordhin," tha Dimakatso Ntsebe, menaxher i jetës së egër. Mostrat e gjakut nga kafshët u dërguan në një laborator në Afrikën e Jugut. Do të duhet ca kohë që rezultatet të merren, duke pasur parasysh dhe kushtet nga Covid-19.

Botsvana është shtëpia e pothuajse një të tretës së elefantëve të kontinentit. Numrat janë rritur që nga vitet '90: nga 80 mijë në 130 mijë. Por ata janë vazhdimisht nën kërcënim nga gjuetarët dhe fermerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy