Meta dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare

Meta dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare

Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.

Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.

Kreu i shtetit ka zgjedhur një datë të ndërmjetme, duke ruajtur ekuilibrin mes palëve.

Sesioni i ri parlamentar që nis të hënën, më 7 shtator, do të ketë në fokus vijimin e reformës zgjedhore, duke nisur me implementimin e marrëveshjeve të miratuara të fund të korrikut.

Në këtë sesion të ri do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik, do të implemtohen në Kodin Zgjedhor hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore, të miratuara në fund të korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy