Hoti: Brenda vitit marrim liberalizimin e vizave

Hoti: Brenda vitit marrim liberalizimin e vizave

Avdullah Hoti, kandidadti për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se nëse marrin mandatin, brenda vitit do të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave si dhe do të ketë njohje reciproke me Serbinë. Këtë Hoti e shprehu gjatë një takimi në Gjakovë.

“Vendet e BE-së i besojnë qeverisjes së LDK-së si pjesë e Partive Popullore Evropiane. Ne kemi përkrahjen e partive simotra për të përmbyllur me sukses procesin e liberalizimit të vizave gjatë këtij viti. Ne gjithashtu kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, siç tha Presidenti Biden ‘me njohje recirpoke”, tha kryeministri Hoti.

Hoti lavdëroi edhe punën e kryer kur ai ishte kryeministër. Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar në Uashington me ish-presidentin e Amerikës Trump do ti sjellë Kosovës fonde me vlerë prej 1 miliardë euro investime.

“Do ta realizojmë ëndrrën shekullore për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Durrës. Në programin tonë do t’i kushtohet rëndësi përafrimit të legjislacionit kulturor, si dhe strategjisë për zhvillimin e kulturës në Kosovë, me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai tha se vitin e kaluar kemi nisur realizimin e disa projekte në Gjakovë, të cilat do të vazhdojnë edhe sivjet dhe vitin e ardhshëm.

“Kemi investuar në këto projekte: Ndërrimi i gypave të azbestit – çimentos në qytetin e Gjakovës; Riparimi i rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë; Zgjerimi i rrugës Dollc – Gjakovë; Ndërtimi i qarkores se Gjakovës;  Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjakovë; Ndërtimi dhe Renovimi i infrastrukturës se Universitetit te Gjakovës”, tha Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy