Karikaturisti i profetit Muhamed vdes në një aksident

Karikaturisti i profetit Muhamed vdes në një aksident

Një artist suedez që skicoi kokën e profetit Muhamed në trupin e një qeni ka vdekur në një aksident, shkruajnë mediat e huaja.

Lars Vilks thuhet se po udhëtonte me një makinë civile të policisë kur u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.

Dy policë vdiqën gjithashtu dhe shoferi i kamionit u plagos.

Vilks, 75-vjeç, ishte nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve të shumta me vdekje.

Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë muslimanë që e konsideruan atë si blasfemi.

Policia nuk e ka zbuluar identitetin e të vrarëve në incidentin e së dielës.

Në një deklaratë nga policia thuhej se ishte ende e paqartë se si ndodhi përplasja, por fillimisht nuk kishte asgjë që tregonte që dikush tjetër ishte i përfshirë.

Karikatura shkaktoi zemërim dhe bëri që kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt të takonte ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën.

Menjëherë më pas, Al-Kaeda në Irak ofroi një shpërblim prej 100,000 dollarë (73,692) për vrasjen e tij.

Në vitin 2015, Vilks mori pjesë në një debat mbi fjalën e lirë që ishte shënjestruar në një sulm me armë në Kopenhagen. Ai tha se ai ishte ndoshta objektivi i sulmit, ku mbeti i vdekur një regjisor filmi.

Edhe pse ai është më i famshëm për skicën e tij të Muhamedit si qen, Vilks ishte një artist dhe aktivist i cili shpesh punonte me bojë ose krijonte instalime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy