Që prej 1 marsit dhe deri më sot Italia ka shënuar numrin më të ulët të rasteve me vdekje për shkak të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona.
Padyshim që ky nuk konsiderohet një lajm i mirë, por është domethënës në një kohë kur prej disa mujash raportoheshin vdekje me 3 ose edhe katër shifra. Gjithsej në total, që prej fillimit të pandemisë në Itali kanë ndërruar jetë 34.744 persona.
Ndërkohë përsa i përket numrit të rasteve të reja në 24 orët e fundit ata ishin 126, duke e çuar numrin total të të prekurve në 240.436. Sakaq raste aktive janë 16.496, ndërsa numri i atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 është 189 196.



