Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Kume: Situatë e përsëritshme, asnjë masë. Opozita duhet të ishte në këmbë për të protestuar (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Kume: Situatë e përsëritshme, asnjë masë. Opozita duhet të ishte në këmbë për të protestuar (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Elbasanit vazhdon të jetë aktiv edhe sot, duke djegur mbetjet urbane të shtatë bashkive. 

Flakët dyshohet se janë vënë qëllimisht pasditen e djeshme, në zonën pranë Inceneratorit të Elbasanit.

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në programin “MCN Live”, ngriti shqetësimin lidhur me përgjegjësinë për këtë ngjarje. 

Ai theksoi se bashkitë, përfshirë atë të Elbasanit, duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këtë situatë të rëndë. 

Sipas tij, opozita gjithashtu ka përgjegjësi për të ngritur zërin në lidhje me këtë akt të djegies së mbetjeve urbane.

Ka përgjegjësi juridike, morale dhe politike për opozitën në këtë rast. 

Ky është një zjarri i përsëritur dhe nuk është marrë asnjë masë. 

Opozita mund të kishte ngritur më shumë zë për këtë çështje, por duket se tani është mbyllur në heshtje. 

Nuk mund ta vendosim të gjithë peshën e fajit te opozita, por gjithsesi ajo duhet të reagojë, sepse kemi pasur tashmë vite me zjarrvënie në fusha mbetjesh dhe nuk janë marrë masa të duhura. Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë dhe të çojnë para drejtësisë ata që janë përgjegjës.

Ai theksoi gjithashtu se situata është e përsëritur, duke i dhënë një pamje të keqe menaxhimit të mbetjeve dhe ekosistemit, dhe se autoritetet duhet të veprojnë menjëherë për të shmangur katastrofa të mëtejshme.

Kryetari i Bashkisë ka përgjegjësi penale dhe duhet të mbahet përgjegjës për pasojat e këtij zjarri. 

Nuk mund të mbyllen sytë dhe të merren veprime të pamjaftueshme, pasi ky është një problem i thellë i përsëritshëm, që kërkon zgjidhje të menjëhershme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy