Zgjedhjet në Dibër vijon të kryesohen nga kandidati i koalicionit qeverisës Muharrem Rama.
Ai është në avantazh me të paktën 3 111 vota ndaj kandidatit rival Sherefedin Shehut.
Deri më tani janë numëruar 70 kuti nga 118 në total. Rama ka fituar me një rezultat të thellë edhe në Maqellarë, njësi kjo që njihet si bastion i së djathtës.



