Kina ndërton një qendër masive karantine, e gatshme të presë mbi 4000 të infektuar

Kina ndërton një qendër masive karantine, e gatshme të presë mbi 4000 të infektuar

Kina ka filluar me ndërtimin e një qendre masive e cila do të përdoret për të karantinuar personat e infektuar nga Covid.

Kjo është një masë paraprake që autoritetet kineze po marrin për të parandaluar shpërthimin e virusit nëse do të ketë një riaktivizim të Covid-19 në zona të caktuara.

Sipas The Guardian, ky objekt i cili do të jetë gati brenda disa ditësh, do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të mbajtur më shumë se 4000 persona të infektuar.

Kjo qendër karantinimi po ndërtohet në perifieri të qytetit të Shijiazhuang, ndërkohë që mediat lokale bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndërtesë e cila do të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për të pritur personat të cilët do t’ju duhet të bëjnë karantiminin e detyrueshëm, si të dyshuar me Covid.

Edhe pse Covid-19 në Kinë duket të jetë vendosur në kontroll nga autoritetet, kjo është një masë paraprake për skenarin më të keq të mundshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy