
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është sfidë që duhet të tejkalohet vetëm me njohje reciproke.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke në mes të dy shteteve”, tha ai në panel të samitit “The Western Balkans 2024” në Prishtinë.
Ai vuri në dukje po ashtu se “është e nevojshme që të ketë zbatim të plotë nga të dyja, Kosova dhe Serbia, të obligimeve në të cilat janë në këtë proces”.



