Anulohet fluturimi i Wizz Air, pasagjerja: Kompania nuk na dha asnjë arsye, ka kosto për ne

Anulohet fluturimi i Wizz Air, pasagjerja: Kompania nuk na dha asnjë arsye, ka kosto për ne

Kompania Wizz Air ka anuluar fluturimin e planifikuar për ditën e sotme nga Treviso drejt Tiranës.

Pasagjerja Juliana Muçi ka deklaruar përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se anulimi erdhi pa asnjë arsye dhe se e gjithë kjo situatë ka kosto për qytetarët.

Muçi tha se rreth 100 pasagjerë janë shpërndarë dhe u është dhënë mundësia që të udhëtojnë ditën e nesërme drejt Malpensa-s me tren për 4 orë dhe prej aty do të ndalojnë në Shkup, e pastaj për në Tiranë ose ta shtyrin udhëtimin e tyre të shtunën.

U anulua fluturimi që ishte në orën 6 dhe ne në 8 duhet të ishim në Tiranë. Secili ka punën e tij për të vazhduar. Ishte qëndrim prej dy netësh dhe dy ditësh. Udhëtimi anulohet pa asnjë lloj arsyetimi. Pas komunikimeve  të vazhdueshme na akomodojnë në hotel duke na siguruar vaktet. Do marin trenin nga Venecia në Malpensa. 4 orë me tren. Pastaj marrin avionin e shkojmë për në Shkup. Është një odise jo normale, duke pasur parasysh, koston, shpenzimet.

Fjetja në hotel dhe vaktet janë të rimburshueshme dhe fluturimi në Malpensa. Ata po thonë që do na rimbursojnë dhe udhëtimin nga Shkupi. Na shqetëson dëmi moral, punët që kemi lënë. Kjo kompani nuk duhet të reagojë kështu.

Është dhënë si opsion që një nga mundësitë është të nisemi të shtunën. Disa do kthehen nga Verona, disa nga Malpensa dhe disa nga Bolonja. Qytetarët janë shpërndarë në udhëtime të ndryshme.

Mbi 100 qytetarë kanë qenë, disa me agjenci turistike e disa të tjerë direkt me Wii Air. Ne vendosëm që të marrin udhëtimet në Malpensa dhe të shkojmë në Shkup. Agjencia do na rimbursojë udhëtimin në Malpensa dhe udhëtimin nga Shkupi në Tiranë.

Për mua është eksperienca e parë por kam dëgjuar që është e disata herë që ndodh me këtë kompani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy