
Memoria ime është e mirë, shikoni çfarë kam bërë që kur kam qenë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një deklaratë e tillë u bë nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Fox News.
“Kurrë nuk kam publikuar informacion të klasifikuar”, tha ai më vonë për hetimin lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.
Duhet t’i kisha kushtuar më shumë vëmendje mënyrës se si u trajtuan ato dokumente.
Nuk e kam shkelur ligjin. Prokurori special konkludoi se unë nuk kam kryer asnjë krim me dokumentet e klasifikuara.
Jo vetëm kaq, kam bashkëpunuar me sistemin e drejtësisë, duke dëshmuar pesë orë në dy ditë, 8 dhe 9 tetor, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit, pra në mes të një krize ndërkombëtare.
Trump, përkundrazi, gënjeu dhe nuk bashkëpunoi.
Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, konkludoi se Biden kishte mbajtur në mënyrë jo të duhur dokumente të klasifikuara në lidhje me politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan pasi shërbeu si zëvendëspresident.
Raporti i ashpër prej 345 faqesh, thoshte se kujtesa e presidentit kishte “kufizime të rëndësishme”.



