
“Lufta” e Turqisë me SHBA kalon edhe në planin kulturor. Turqia do t’u thotë lamtumirë filmave amerikanë western.
Kanali shtetëror TRT ka pezulluar shfaqjen e filmave të këtij zhanri, të cilët jepeshin çdo të diel në mëngjes që prej viteve ’80.
Në vend të filmave të John Wayne dhe produksioneve të tjera të kësaj natyre do të shfaqen programe lokale turke, që mbështeten nga Ministria e Kulturës.
Sipas mediave turke, ky ndryshim vjen si reagim në kuadër të sanksioneve të vendosura nga presidenti Donald Trump pasi Turqia nuk liroi pastorin Andrew Brunson.
Dështimi i negociatave turko-amerikane për këtë të fundit u pasua me rënien drastike të vlerës së lirës turke.



