Tre persona janë vrarë para një kishe në Kaliforni, SHBA. Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës Katolike të Bamirësisë në Fresno. Autori është një 39-vjeçar me precedentë penalë, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Kori Ali Muhammad, aformaerikan, ka thirrur “Allahu Akbar” në momentin e arrestimit.
Ai rezultonte në kërkim për ngjarjen e pak ditëve më parë pranë një moteli, ku kishte qëlluar me armë zjarri duke vrarë një rojë. Policia e ka përjashtuar pistën e terrorizmit, duke sqaruar se autori është një person që kishte shfaqur shpesh urrejtje raciale në publik.



