Posedonin fara kanabisi dhe po planifikonin t'i shisnin në Maminas, arrestohen dy të rinjtë

Posedonin fara kanabisi dhe po planifikonin t'i shisnin në Maminas, arrestohen dy të rinjtë

Policia e Shijakut ka arrestuar dy pesona  pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën  rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bëhet e dije se janë arrestuar M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. 

Njoftimi i plotë: Shijak

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Maminasi”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. 

Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës.

Kapen në flagrancë 2 shtetas që posedonin fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Maminasi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. 

Shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali në Maminas, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.  

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy