
Sipas një studimi të ri, ushqimi i shpejt i njohur si “Junk food”, mund të shkaktojë yndyrë të tepërt dhe si i tillë të depërtoj në tru duke shkaktuar depresion te njerëzit.
Hulumtimi sugjeron se yndyra e ngopur hyn në tru përmes qarkullimit të gjakut, duke ndikuar në funksionimin e një pjese të trurit që kontrollon emocionet e njeriut, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.
Përderisa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.
Studiuesit sugjerojnë se të qenit i shëndoshë është një faktor shtesë që shkakton depresion.
Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.
Hulumtuesit në këtë studim, besojnë se gjetjet e tyre tani mund të ndikojnë në drejtime të reja për medikamente antidepresive që mund të jenë më të përshtatshme për individët mbipeshë e obezë.
Profesor George Baillie, autori kryesor i studimit, nga Universiteti i Glasgowt, u shpreh se: "Kjo është hera e parë që dikush ka vëzhguar efektet e drejtpërdrejta që ushqimet me yndyrë të lartë mund të ndikojnë në zonat sinjalizuese të trurit, të cilat lidhen me depresionin.
Ky hulumtim mund të fillojë të shpjegojë se si dhe pse obeziteti është i lidhur me depresionin dhe se si ne potencialisht mund t'i trajtojmë pacientët me këto kushte.
'Ne shpesh përdorim ushqim me yndyr për të ngushëlluar veten pasi ajo ka shije të vërtetë të mirë, megjithatë në afat të gjatë, kjo ka të ngjarë të ndikojë në gjendjen tonë shpirtërore në një mënyrë mjaft negative.



