Përmbytjet, Angoni: Kemi marrë të gjitha masat, prioritet siguria e jetës

Përmbytjet, Angoni: Kemi marrë të gjitha masat, prioritet siguria e jetës

Moti i keq ka krijuar një situatë të vështirë në Bashkinë e Shkodrës përgjatë 24 orëve të fundit. Në një lidhje Skype, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar së pari sigurinë e jetës për banorët e zonave rurale dhe urbane. Angoni tha se deri në orën 19:00 kanë kërkuar evakuim rreth 10 familje.

Situata më e vështirë në Bashkinë e Shkodrës. Ka nisur evakuimi. Janë në terren forcat e repaetit ushtarak dhe ndërhyrja e shpejtë.

Kemi dëmtime në bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe.

Fatkeqësisht kemi humbje jete. Babë e bir kanë humbur jetën në një aksident, ndërsa ka mbjetuar një vajzë.  

E para jeta e njerëzve të jetë e garantuar. Kishim një takim ku raportuam për të gjitha masat e marra. Kemi instaluar mjete me kapactet të lartë, kemi mjete lundruese. Në Kuc situate është vështirësuar, në Kuc ndalohet kalimi me mjete dhe I këmbësorëve. Është dhënë një urdhër që policia të marrë të gjitha masat për ndalimin e kalueshmërisë. Të gjithë jemi në terren, kryetarët e bashkive dhe institucionet. Jemi në dispozicion për të marrë masa që lehtësojnë jetën e njerëzve. Të paktën humbje jetësh të mos kemi.

Në këto momente nuk bëjmë bilance, kemi prioritet garantimin e jetës. Konviktet janë gati. Disa familje kanë kërkuar të shkojnë te të afërmit e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy