
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret me anë të së cilit jepet një shumë prej 5 milionë rubla, ose rreth 81 mijë dollarë, për familjet e anëtarëve të Gardës Kombëtare Ruse që vdesin në Ukrainë.
Anëtarët e Gardës kanë marrë pjesë në operacione të tilla si kapja e termocentralit bërthamor të Çernobilit.
Shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit për familjet e të vrarëve, është afërsisht gjashtëfishi i pagës mesatare vjetore ruse.
Ndonëse nuk ka një shifër të saktë të ushtarëve të vrarë gjatë të ashtuquajturit operacion special ushtarak në Ukrainë, mediat ndërkombëtare flasin për mijëra të tillë.



