Dënohet me 5 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola

Dënohet me 5 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola.

Kola u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungesë, pasi vijon të jetë në arrati.

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.

Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy