
Pyetjes nëse opozita do të hyjë në parlament me votat e zgjedhjeve për të cilat ata pretendojnë se janë të manipuluara, kandidati për deputet i PD, Ervin Salianji iu përgjigj duke thënë se “opozita në regjim bën betejë në çdo front”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se opozita ka bërë mbi 900 kallëzime në SPAK për qeverisjen 8-vjeçare të kryeministrit Edi Rama.
Pjesë nga diskutimi:
Rakipi: Nuk do njihni zgjidhjet dhe do hyni në parlament, muajin e fundit duhet ti kujtoje Ramës çfarë ka bërë këto 8 vite jo të piqnit peshk.
Salianji: Ne kemi bërë mbi 190 kallzime në SPAK. Por se ju bën më shumë përshtypje peshku se denoncimet kjo është puna juaj. Unë e kam çuar në SPAK.
Rakipi: Ju do shkoni në parlament me votat e zgjedhjeve të manipuluara.
Salianji: Opozita në regjim bën betejë në çdo front. Me regjimet nuk ka suksese të menjëhershme. Gruevski pasi mori mandatin e tretë nuk rezistoi më shumë se një vit dhe sot ka përfunduar në azil.



