Joan Mezini këngëtari i talentuar nga Gjirokastra i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer rrugëtimin e tij në muzikë i cili tregon se ka nisur të këndojë që në moshën 5 vjeç kur ka marrë pjesë dhe në ‘Gjeniu i vogël’.
Ai tha se startimi ka qenë kur ishte 10 vjeç te 'Ti vlen', i cili më pas ka marrë pjesë vit pas viti në shumë talentë show të tjera deri te Kënga Magjike të cilën e konsideron dhe si një eksperiencë të bukur.
Si fillim kam nisur në muzikë kam nisur të këndoj që në moshën 5 vjeç ku audicioni i parë ka qenë te ‘gjeniu i vogël’ por nuk u pranova se isha vetëm 5 vjeç, pastaj isha i angazhuar në qytet dhe startimi ka qenë kur isha 10 vjeç te 'ti vlen'.
Ishte një ogur i mirë sepse pata arritje të mira dhe pas këtij spektakli nuk kam ndaluar vit pas viti. Në vitin 2016 marr pjesë në Kënga Magjike. Ishte shumë e bukur si eksperiencë deri në momentin që dilja në Pallatin e Kongreseve sepse është skena e tillë dhe emocionet e mëdha nuk i kam menaxhuar shumë mirë, ndërsa juria u bazua për mua tek ajo që kisha dhënë në prova.
Prindërit kanë qenë shtysa e parë duke parë që kisha dhe vesh muzike dhe talentin mund ta shfaqësh vetëm duke marrë pjesë në talent show. Ishin këto spektakle që më bënë mua të zhvendosem me familjen në Tiranë.
Më tej ai shtonës aktualisht është duke studiuar për regji-teatër pasi një tjetër pasionin i tij mbetet dhe aktrimi.
Aktrimit i jam futur sepse e kisha pasion sepse e doja shumë dhe e dua dhe për fat të mirë kam punuar me një nga aktorët më të mirë që ne kemi që është Dritan Borici dhe eksperienca e aktrimit është një nga eksperiencat më të bukura.
Aktualisht studioj master për regji-teatër, ndërkohë eci paralelisht me projektet e reja në muzikë dhe film. Kam një shfaqje teatri në qershor.



