1/3 e të rinjve me fillore, Çani: Do të përdoren si mish për top. Protestat e sotme, protesta zorre

1/3 e të rinjve me fillore, Çani: Do të përdoren si mish për top. Protestat e sotme, protesta zorre

Gazetari dhe analisti Arian Çani komenton faktin se 1/3 e të rinjve shqiptarë, rezultojnë vetëm me arsim fillor, ku këtë shifër e cilëson si mungesë kujdesi, mungesë reformash dhe mungesë projekti.

Në studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se sa më shtresa të varfra të ketë aq më e lehtë është për të kontrolluar dhe sunduar gjithçka.

Analisti e cilësoi si një lajm të keq, pasi tha se është mosha më interesante dhe aktive.

Mendoj se pjesa më e madhe e tyre do të përdoren si mish për top. I joshin, në rast lufte për shkak të nevojës, ata shkojnë në luftë. Të paarsimuarit janë gjithmonë ata që bëjnë punët më të vështira, që të tjerat nuk duan ti bëjnë. Nuk e dimë se sa vetë janë të rinjtë e paarsimuar, për të kuptuar sa është 1/3. Çdo qeveri nëse është e zgjuar, do të dijë ti përdorë. Çdo lider do i përdor si mish për top dhe elektorat. Manipulohen shumë kollaj dhe nga opozita, nëse një ditë do të ketë opozitë. Të paarsimuarit e varfër i duhen shoqërisë, sepse duhet bërë kontrasti mes atij që ka ecur pak para dhe atij që ka mbetur pas. Nëse i japim sens jetës, i japim duke u krahasuar me një tjetër.

Për protestat e ditëve të fundit ai tha se “në fakt janë protesta të zorrës”, kjo pasi njerëzit janë ngritur për ngritjen e çmimeve.

Janë protesta zorre. Një popull i civilizuar, ngrihet kur vidhen votat, kur mungon demokracia elementare. Deri në momentin që do të shohim protesta që kanë të bëjnë me stomakun dhe pastaj me zorrën, nuk mjaftojnë, ngelen protesta të zorrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy