
Banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë, për të kundërshtuar rrugën e re, e cila prek banesat dhe tokat e tyre. Ata kanë bllokuar njërin krah të rrugës së Rinasit dhe janë ulur në tokë. Ata kërkojnë dëmshpërblimin e pronave të tyre.
“Na është sosur durimi. Nuk presim zgjedhjet. Është gjëja më e ulët që mund t’i bëhet këtij populli. Nuk ia fal këtij shteti, halli më nxjerr në rrugë. Kam sakrifikuar jetën”, tha një prej protestueseve.
Kjo është protesta e disatë që banorët e Bërxullës mbajnë lidhur me projektin Thumanë-Kashar. Ata kërkojnë shpronësimin e pronave të tyre sipas çmimeve të tregut.



