Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Orët e para të mëngjesit do të dominohen nga vranësira të dendura dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, më të dendura në zonat veriore dhe qendrore. Gjatë orëve të mesditës do të ketë shtim të intensitetit të shirave në vend.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese në të gjithë territorin, por në sasi më të pakta. Parashikohet që gjatë natës të ketë pauz të shirave në të gjithë vendin.

 Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë  mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 47 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy