Ishte i kërkuar në Itali, 24-vjeçarit nga Dibra i sekuestrohet "Benz"-i 20 mijë eurosh

Ishte i kërkuar në Itali, 24-vjeçarit nga Dibra i sekuestrohet "Benz"-i 20 mijë eurosh

Policia e Dibrës ka sekuestruar një automjet me vlerën e 20 mijë eurove, pasi pronari i mjetit shtetasi Florjan Zeqja, është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane më 25 prill.

Blutë e Dibrës, sqarojnë se 24-vjeçar, banues në Maqellarë-Dibër, është dënuar me 6 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

"Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve,  ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz - CLS”  me targa  AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Zeqja, ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur", sqaron policia.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka ky shtetas  ose që mund ti ketë fshehur.

Materialet procedurale do t'i referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën  penale “Pastrim produktesh të veprës penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy